Edhe nëse Kosova e Serbia arrijnë një marrëveshje të bazuar në propozimin franko-gjerman, Qiproja njëra nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian e cila refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës, vështirë se mund të lëvizë nga pozicioni i saj në raport me shtetësinë e Kosovës.
Kështu të paktën ka deklaruar ambasadori qipriot në Serbi, Dimitrios Teofilaktu, në një përgjigje për të përditshmen serbe, Nova.rs.
I pyetur nëse ka mundësi që Qipro ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse Serbia nënshkruan marrëveshjen, diplomati qipriot ka deklaruar se “ishulli mban qëndrimin e saj parimor në lidhje me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës”.
“Qiproja ka qenë konsekuente në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Serbisë. Ne jemi në përputhje me këtë politikë. Por një gjë është e qartë: së bashku me partnerët e BE-së dhe aktorët e tjerë të rëndësishëm në rajon, Qiproja është mjaft e shqetësuar për situatën e paqëndrueshme në Kosovë”, ka deklaruar ai për Nova.rs.
“Është ende herët për të folur për nënshkrimin e kësaj apo ndonjë marrëveshjeje të ngjashme. Ende nuk jemi afër. Po, ne jemi pozitiv ndaj çdo ideje apo iniciative të BE-së, pikërisht sepse duam të kontribuojmë në dialog dhe zgjidhje paqësore të konflikteve. Kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë që ne të kompromentojmë parimet tona bazë”, ka shtuar ai.
Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, pesë prej tyre nuk e njohin Kosovën si shtet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Isni Kilaj lirohet me kusht nga Gjykata Speciale
-
Vuçiç takon nënsekretaren amerikane, kërkon angazhim më të madh të SHBA-ve në rajon
-
Mediu i kërkon GJKKO-së të kryhet një akt i ri ekspertimi ekonomiko-financiar për Gërdecin
-
Prokuroria Fier dërgon në gjyq 3 persona, shkaktuan 3 milionë lekë dëm me ndërhyrjen në Vjosë
Lajmet kryesore
-
Nis takimi trepalësh në Bruksel
-
Mediu i kërkon GJKKO-së të kryhet një akt i ri ekspertimi ekonomiko-financiar për Gërdecin
-
Administrata e Biden planifikon dërgesë armësh prej 1 miliard dollarësh në Izrael
-
Krerët e shtetit po e “armatosin” Serbinë me mundësi për “ofensivë diplomatike” kundër Kosovës, thotë Haziri