Presidentja e Perusë, Dina Boluarte, ka bërë një apel të ri për Kongresin që të mbajë zgjedhje të parakohshme si një mënyrë për t’i dhënë fund protestave vdekjeprurëse, duke paralajmëruar se përndryshe ajo do të kërkonte reformën kushtetuese për të bërë një votim.
Vendi i Amerikës së Jugut është përfshirë në një krizë politike me protesta pothuajse të përditshme që nga 7 dhjetori, kur presidenti i atëhershëm Pedro Castillo u arrestua pasi u përpoq të shpërndante kongresin dhe të sundonte me dekret.
Gjatë shtatë javëve të demonstratave, 48 persona janë vrarë në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe protestuesve, sipas zyrës së Ombudsmanit të Perusë.
Një demonstrues i veshur me flamurin e Perusë qëndron përpara oficerëve të policisë në Cusco.
Muajin e kaluar ligjvënësit i zhvendosën zgjedhjet e parashikuara në 2026 në prill 2024, por meqë protestat nuk tregojnë asnjë shenjë zbutjeje, Boluarte ka kërkuar që ato të mbahen këtë vit. Të premten ajo i kërkoi kongresit të shtyjë më tej votimin.
Megjithatë, në një seancë plenare që përfundoi herët të shtunën, kongresi e hodhi poshtë propozimin, me 45 vota pro, 65 kundër dhe dy abstenime.
Legjislativi është planifikuar të mblidhet të hënën për të diskutuar orarin e zgjedhjeve.
Boluarte tha se nëse ligjvënësit refuzojnë të sjellin votimin, ajo do të propozojë një reformë kushtetuese në mënyrë që raundi i parë i zgjedhjeve të mbahet në tetor dhe balotazhi në dhjetor.
Demonstruesit po bëjnë thirrje për zgjedhje të menjëhershme, si dhe largimin e Boluarte, shpërbërjen e Kongresit dhe një kushtetutë të re.
“Askush nuk ka ndonjë interes të kapet pas pushtetit”, tha Boluarte të premten.
“Nëse jam këtu është sepse kam përmbushur përgjegjësinë time kushtetuese”.
Të shtunën, protestuesit me kapuç që mbanin mburoja, gurë dhe copa çimentoje luftuan me policinë në një mjegull gazi lotsjellës, ndërsa Lima u bë skena e përleshjeve dhe u regjistrua vdekja e parë e qytetit nga protestat.
Gjatë javëve të fundit, mbështetësit e Castillo kanë bllokuar autostradat, duke shkaktuar mungesë ushqimi, karburanti dhe furnizime të tjera bazë.
Trazirat vijnë kryesisht nga indigjenët e varfër, ruralë nga Peruja jugore, të cilët e kishin identifikuar Castillo-n – i cili është indigjen dhe nga i njëjti rajon – si një prej tyre që do të luftonte për t’i dhënë fund varfërisë, racizmit dhe pabarazisë nga e cila vuajnë.
Peru avancon planin për mbajtjen e zgjedhjeve për të zbutur krizën politike
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin.
Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dy sisteme Patriot do ta shpëtonin Kharkivin nga pushtimi, thotë Zelensky
-
Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin
-
Felaj, thirrje për rikthim të hetimeve ndaj Strukturave për Mbrojtjen e Votës në PD
-
Maliqi: Vuçiçi e arriti synimin që Kosova të shihet si palë joserioze nga ndërkombëtarët – pa pasur nevojë të bëjë asgjë
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin