Në shkresën zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, drejtuar ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ata urojnë Shqipërinë për arritjen e këtij memorandumi mirëkuptimi me ExxonMobil dhe Excelerate Energy.
Pritet të hidhen hapat e parë për të rifilluar dhe zgjeruar ndërhyrjet në termocentralin e Vlorës. Sekretarja e Shtetit, e cila merret me çështjet evropiane dhe evroaziatike, konfirmon në letrën e saj mbështetjen e SHBA-ve dhe progresin e sigurisë energjitike dhe diversifikimit.
Përtej urimeve, ata përgëzojnë përpjekjet, vizionin dhe vullnetin e shfaqur për të punuar me kompanitë nga SHBA-të për projektin.
Ky hap, sipas tyre, do të jetë një hapje drejt Evropës dhe një hap para për aksesin ndaj diversitetit të energjisë së rinovueshme.
Shkresa vë theksin në fund mbi përforcimin e partneritetit të thellë Shqipëri-SHBA dhe me premtimin se çdo përpjekje e tillë mirëpritet nga Departamenti i Shtetit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohet ndarja e tribunave për dy finalet, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Vllaznia
-
Nga Emiljano Shullazi te Albert Zaja, dalin sot para gjykatës 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale
-
Vodhën euro në bankat e vendeve të BE dhe tentuan t’i hidhnin në treg, arrestohen dy persona
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë