Një gazetar i njohur futbolli nga Shtetet e Bashkuara ka vdekur teksa mbulonte Kupën e Botës në Katar.
Grant Wahl, 48 vjeç, u rrëzua papritur teksa po shikonte ndeshjen Argjentinë-Holandë të premten në mbrëmje.
Raportet e hershme sugjerojnë se ai pësoi “shqetësim akut”, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Muajin e kaluar, Wahl u arrestua nga autoritetet e Katarit pasi u përpoq të hynte në një stadium i veshur me një këmishë ylberi, në mbështetje të të drejtave LGBT.
Në një postim në Twitter, gruaja e Wahl, Céline Gounder, tha se ishte në “shok të plotë”, duke shtuar se ishte “shumë mirënjohëse” për mbështetjen që kishte marrë nga miqtë.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se dashuria e Wahl për futbollin ishte “e pamasë”, duke shtuar se raportimi i tij “do t’u mungojë të gjithë atyre që ndjekin lojën globale”.
Një zëdhënës i organit të Katarit përgjegjës për planifikimin e Kupës së Botës, Komiteti Suprem për Dorëzimin dhe Trashëgiminë, tha: “Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja e gazetarit amerikan Grant Wahl.
Wahl raportoi për tetë Kupa Botërore radhazi, e para në SHBA në vitin 1994.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Specialja s’tregon nëse kanë nisur hetimet për Masakrën e Dubravës, Dugolli: Nëse s’e trajton vërteton se është një-etnike
-
Lufta ndaj kanabisit, Balla: Inspektorët e pyjeve të bashkëpunojnë me Policinë
-
Cilësia e jetës në Kosovë është mjaft e mirë, shikoni jetëgjatësinë mesatare, thotë Murati
-
Biden dhe Macron projektojnë një vizion të përbashkët për Ukrainën dhe Gazën, edhe në mes të mosmarrëveshjeve të mëdha