Më 600 euro gjobë është dënuar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zarif Berisha për kansoje përmes telefonit ndaj kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj.
Ky vendim është marrë në Gjykatën Themelore në Prizren, kurse aktgjykimi është shpallur nga gjykatësi Refki Piraj, i cili të akuzuarin Berisha fillimisht e kishte dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, por të njëjtin dënim e ka zëvendësuar me 600 euro gjobë, raportoi “Betimi për Drejtësi”.
Berisha ka deklaruar se e pranon fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet.
Më 18 korrik të 2022, Prokuroria Themelore në Prizren, kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Zafir Berisha për veprën penale “Kanosje”.
Sipas aktakuzës, “më 23 qershor 2022, në ora 18:27, në Prizren i akuzuari Berisha me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos personin zyrtar në lidhje me punën e tij zyrtare, ku përmes telefonit i dërgon sms të dëmtuarit Shaqir Totaj me përmbajtjen ’Do gjëra është dasht me koh mi sqaru jo tash mu sjell ‘kalova lumin …. spom duhet kali’, se jeta është me e gjate se sa pe llogarit”.
Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Berisha tek i dëmtuari Totaj kishte dërguar sërish “sms” përmes telefonit më 24 qershor 2022, në ora 18:56, me përmbajtjen “me kan than qe je pis dhe i paftyr po skam besu sot ma vërtetove, ti po mendon qe me ke përdor si salvet një perdorimshe po dije pa ti q* r*** met ngre zhag neper Prizren nuk e prishi koalicionin si pot mesij mercenaret e vv dhe hajnat qe i ki i ke afër, dije këtë”.
Përmes këtyre veprimeve, tek i dëmtuari Totaj është thënë se është shkaktuar ndjenja e frikës, ankthit dhe pasigurisë në jetën e tij.
Me çka akuzohet se ka kryer veprën penale të “Kanosjes”.
Zafir Berisha ishte pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndërkaq më vonë ka kaluar në partinë “NISMA” të krijuar nga Fatmir Limaj i cili ishte ministër në kohën e qeverisjes së PDK-së.
Berisha ka qenë kandidat i NISMA-s për kryetar të Prizrenit, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të vitit 2021.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
LVV-ja sulmon gazetarët në një video propagandistike, pas raportit që zbuloi se Radoiçiçi u la të ikte
-
Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin, Izet Haxhia dënohet me 21 vite burg
-
Basha ironizon Ramën për takimin në Milano: Vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e Qeverisë
-
Arrestohet 21-vjeçari, pasi përplasi për vdekje këmbësorin në Sauk
Lajmet kryesore
-
Shqiptarët e Italisë janë shëmbëlltyra e bashkimit me Evropën demokratike, thotë Rama
-
Basha ironizon Ramën për takimin në Milano: Vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e Qeverisë
-
Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin, Izet Haxhia dënohet me 21 vite burg
-
Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës: Prishtina s’po e themelon Asociacionin