Përgatitja
Rezoluta shqiptare kundër raportit të Dick Marty-t është paralajmëruar më herët nga qeveria shqiptare dhe është mbështetur edhe gjatë Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
“Ne jemi duke përgatitur një rezolutë për Kuvendin e Shqipërisë dhe do të shkoj personalisht në Strasbourg, në rastin më të parë, shpresoj në shtator, për t’iu drejtuar Këshillit të Evropës për një fakt, i cili bëhet gjithnjë e më shqetësues, që është pabazueshmëria totale e raportit të Dick Marty-t”.
Kështu shprehej kreu i qeverisë më 20 qershor krah kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Prej aty, rezoluta kaloi në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik, me 125 vota pro, duke bashkuar mazhorancën dhe opozitën në qëndrime.
Autoritetet shqiptare dorëzuan më 12 gusht pranë institucionit evropian rezolutën e kaluar më herët në parlament.
Çfarë kërkon Shqipëria?
Sipas kërkesës së delegacionit shqiptar pranë organit të lartë evropian, do të kërkohet të përgatitet një raport i ri, për të zhbërë efektet e atij të Dick Marty-t.
Ky i fundit, është premisë direkte edhe e ngjizjes së Gjykatës Speciale, e cila ka çuar për gjykim në Hagë ish-drejtuesit e lartë të UÇK-së.
Në dokument po ashtu shtohet se të gjitha pretendimet e ngritura nga Dick Marty në raport janë të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte.
Për rrjedhojë, ato duhet të cilësohen si të tilla nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.
“Për këtë qëllim propozojmë këtë ‘Rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri’”, vijohet më tej.
Këshillit të Evropës, ndër të tjera, i kërkohet të distancohet nga akuzat e paprovuara nga hetimet ndërkombëtare sepse 11 vite pas hartimit të raportit, asnjë nga pretendimet e ngritura prej tij nuk është vërtetuar.
Gjithashtu i kërkohet Qeverisë shqiptare të mbetet plotësisht e përkushtuar për të ndihmuar drejtësinë dhe identifikuar përgjegjësinë për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi.
Në projektrezolutë përsëritet thirrja për të gjithë të interesuarit që të bashkëpunojnë me Mekanizmin Ndërkombëtar për kryerjen e funksioneve të mbetura të gjykatave penale (IRMCT), brenda juridiksionit të saj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sejko: Inflacioni në nivelin më të ulët në rajon, ekonomia rritje me 3.4 % në 2023-shin
-
Opozita proteston sërish para Bashkisë së Tiranës
-
Apeli lë në fuqi masën e sigurisë për ish-drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit
-
Rezoluta për antikorrupsionin kaloi, “përshpejtimi i mazhorancës dhe hipokrizia e opozitës”
Lajmet kryesore
-
“Seanca e grushteve” – deputetët dhe zëvendëskryeministri pajtohen që çështjen ta zgjidhin me ndërmjetësim
-
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja: SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim 9 persona
-
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës
-
Rezoluta për antikorrupsionin kaloi, “përshpejtimi i mazhorancës dhe hipokrizia e opozitës”