Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti të martën e 11 tetorit kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Anadolu”.
Erdogan priti Ramën në pallatin presidencial në Ankara.
Pasi kameramanët dhe fotoreporterët u lejuan të regjistronin fillimin e takimit, biseda mes Erdoganit dhe Ramës vijoi me dyer të mbyllura.
Presidenti turk u takua më 9 gusht me Ramën në kryeqytetin e Turqisë.
Kryeministri Rama sqaroi në median sociale “Facebook” se takimi kishte asokohe fokus konkret.
Kjo, për përballimin e garantimit të energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë.
“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Erdoğan dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, shkruante kreu i qeverisë në statusin e tij.
Në muajin mars, Rama u takua me Erdogan-in në margjinat e Forumit të Diplomacisë në Antalya.
Turqia është një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri.
Ajo ndërtoi 522 shtëpi në Laç për njerëzit pasi Shqipëria u godit nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dashnor Sula e quan skenar ogurzi miratimin e rezolutës antikorrupsion nga PS: Synohet kontrolli i SPAK
-
Balla thotë se Shqipëria nuk është ndër vendet me nivel të lartë kriminaliteti
-
Kuvendi miraton vetëm me votat e shumicës Rezolutën antikorrupsion të PS-së
-
KLP vendos përfundimin e mandatit për Alfred Ballën