Trajneri më i ri i kombëtares U21 të Kosovës, Afrim Tovërlani, është prezantuar sot (e enjte) për herë të parë si përzgjedhës i grupmoshave U21 të dardanëve.
Në prezantimin e tij, Tovërlani prezantoi gjithashtu edhe listën e futbollistëve të ftuar.
“Janë bërë një muaj e gjysmë që jam emëruar selektor i Kosovës U21. Kuptohet, takimet e para do të jenë më të vështirë pasi ka disa prej futbollistëve që nuk i kam parë dhe nuk kam pasur bashkëpunim me ta”, tha fillimisht Tovërlani.
“Do të jetë tubimi i parë. Të hënën udhëtojmë në Antalia dhe do të qëndrojmë dhjetë ditë ku do t’i shoh për së afërmi shumicën e futbollistëve”, shtoi ai.
“Kësaj radhe është një listë e cila nuk do të thotë se do të jetë edhe lista e njëjtë në nëntor. Gjatë muajit janar synojmë një takim që ta kemi të qartë se në cilët futbollistë mund të orientohemi më shumë dhe po shpresoj që të kemi fat në short”.
“Për synimet varet nga shorti. Por fillimisht duhet të shoh futbollistët. Do të nisem me modesti në synime”, deklaroi trajneri i Kosovës U21.
Tutje Tovërlani tha se do të ftohen të gjithë ata futbollistë që e meritojnë dhe përparësi kanë lojtarët që luajnë në ekipet e para dhe kanë minuta në klubet e tyre.
“Në fakt, mendoj që secili që e meriton, kudo qoftë që luan, duhet t’ia japim rastin. Patjetër që futbollistët kosovarë kam mundësi t’i përcjelli më tepër. Kam marrë listat e të gjitha klubeve të Superligës”, tha Tovërlani.
“Në mesin e tyre vetëm Trepça’89 ka më shumë lojtarë të ri. Shumica e klubeve tjera kanë një ose dy te U21-shat, por që nuk kanë asnjë minutë në ndeshje. Përparësi kanë futbollistët që janë në ekipet e para, pavarësisht a luajnë në Kosovë apo jashtë”, tha Toverlani në konferencë për media.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gasperini vendos të qëndrojë te Atalanta, Napoli kthehet për Conte-n
-
Allegri hedh Juventus-in në gjyq për shkarkimin e padrejtë
-
“Final Four”/ Skënderbeu mund Vllazninë në “Air Albania” dhe siguron vendin e tretë në renditje
-
Pastrimi prej 1.4 miliardë eurosh për Lojërat Olimpike synon t’i bëjë parisienët të notojnë në Senë
Lajmet kryesore
-
Në jug popullatë e moshuar, veriu drejt zbrazjes – Shifrat reflektojnë vështirësi të mëdha demografike për Shqipërinë
-
Forcimi i angazhimit me rininë është themeli i zhvillimit të një shoqërie demokratike, thotë Hasani
-
Hungaria po studion një rol të ri në NATO, “për të mos marrë pjesë”
-
Çfarë do të thotë për Kosovën avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s?