Drejtori për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi, ka dhënë dorëheqje.
Siç ka thënë ai këtë po e bën “si akt moral i Gashit, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjecares ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale”.
“Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Një ditë më parë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka dhënë dorëheqje.
“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ai ka theksuar se tashmë kryeministri Kurti ka liruar nga detyra Mehmetit dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm Fehmi Hotin, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tanke izraelit në qendër të Rafahut, raportojnë mediat
-
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mban seancën konstituive, Afrim Gashi pritet të zgjidhet kryetar
-
Apeli lë në fuqi masën e sigurisë për ish-drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit
-
Rezoluta për antikorrupsionin kaloi, “përshpejtimi i mazhorancës dhe hipokrizia e opozitës”