Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), respektivisht myftiu Naim Tërnava, ka ripërsëritur kërkesën për shfuqizimin e nenit 3, pika 1.12 të Udhëzimit Administrativ të datës 06/2014, vendim ky që thekson se bartja e uniformës fetare në shkollë është “veprim i ndaluar” për nxënësit.
BIK vlerëson se ky vendim është “diskriminues” për arsye se po u mohohet e drejta e shkollimit nxënësve që bartin mbulesën, përkatësisht shaminë.
“Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pas tentime që duke u thirr në këtë udhëzim, respektivisht në këtë nen t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesën myslimane – shaminë”, thuhet në postimin e këtij institucionit fetar në rrjetin social Facebook.
BIK ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe nga Kryeministri Albin Kurti që ta anulojnë këtë vendim, por kjo kërkesë sipas BIK-ut nuk duhet “politizuar e as polarizuar” por duhet të trajtohet me përgjegjësi.
Kohët e fundit një numër i madh i qytetarëve i janë bashkuar iniciativës “#ndryshojeni_ua_për_shaminë” në rrjetet sociale.
Nisma filloi me juristin, ish-këshilltarin e Kurtit, Durim Berisha, i cili tregoi edhe se ky udhëzim bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pasi komprometon nenet për liritë dhe të drejtat e njeriut, sa i përket lirisë fetare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Operacioni i SPAK, Balla: Lufta kundër krimit të organizuar po jep rezultat
-
Moska dhe Pekini qëndrojnë së bashku teksa konflikti shkatërron Ukrainën
-
Qeveria shtyn procesin e regjistrimit të popullsisë pas kërkesave të 11 komunave