Dhjetra njerëzve u kërkohet të evakuojnë shtëpitë e tyre pas një shpërthimi të zjarrtë vullkanik në Japoninë jugore.
Kjo, pasi agjencia kombëtare e motit lëshoi alarmin e saj të nivelit të lartë për malin.
Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi publik “NHK”.
Pamjet televizive treguan lavë dhe shtëllunga të errëta të hirit që shpërthyen nga Sakurajima në Kagoshima, pak pas orës lokale 20:00.
Vullkani shpesh nxjerr tym dhe hi, dhe është një atraksion i madh turistik.
Shpërthimi nxiti shkrumb të mëdhenj rreth 2.5 kilometra nga krateri, thotë Agjencia Meteorologjike e Japonisë në një deklaratë.
Agjencia e ngriti alarmin e saj për Sakurajima në nivelin e pestë, niveli më i lartë, i cili kërkon evakuime.
Para shpërthimit, ai ishte në nivelin e tretë, i cili ndalon hyrjen në mal.
“Zonat e banuara të qytetit Arimura dhe qytetit Furusato brenda tre kilometrave nga krateri i majës … të Sakurajima duhet të jenë në gatishmëri të lartë”, vëren JMA-ja.
Sipas Kagoshima City, ka 77 banorë në dy qytete.
Nuk ka raportime të menjëhershme për dëme, sipas transmetuesit publik “NHK”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kina po përgatit një flotë të gjerë ushtarake për të pushtuar Tajvanin, raporton The Telegraph
-
“Është për të ardhur keq – do të duhej të dërgohej në Kushtetuese draft-statuti i Asociacionit”, Cramon për dështimin e Kosovës në KiE
-
Piktura e sapo vërtetuar e Caravaggio-s po shfaqet në Madrid
-
Kina nuk i harron aktivistët pro-demokracisë, edhe pse ndodhen përtej kufijve
Lajmet kryesore
-
Macron dhe Scholz kërkojnë me urgjencë reforma, për ‘Evropën e vdekshme’
-
Detyroni Rusinë të bëjë paqe, Zelensky i kërkon Perëndimit
-
Kuvendi miraton vetëm me votat e shumicës Rezolutën antikorrupsion të PS-së
-
Haradinaj për Kurtin: Supozohet se ishte në lidhje dashurie me vajzën e një ish-ministri të Millosheviçit, i shërben agjendës serbo-ruse