Bundesliga çeli javën e 23-të me përballjen Werder Bremen-Eintracht Frankfurt. Skuadra vendase fitoi 2-1, ku spikati edhe futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, me një performancë të mrekullueshme.
Skuadrat e mëdha të kampionatit do të luajnë të shtunën. Pesë ndeshje të rëndësishme: katër në orën 15:30 dhe ajo më e rëndësishmja midis Leipzig dhe Monchengladbach.
Liderët e Bayern Munich presin Koln-in në një ndeshje që, në letër, duket si një fitore e lehtë për skuadrën e Flick.
Bavarezët vijnë pas dy rezultateve negative në kampionat, kështu që Leipzig është afruar në vetëm dy pikë.
Dortmund-i pret Arminia-n në “Signal Iduna Park”, me qëllim që të përfitojë nga gabimi i Eintracht Frankfurt mbrëmë.
Në Stuttgart, vendasit presin Schalke-n, tashmë me dy këmbë jashtë Bundesliga-s, për herë të parë pas shumë dekadash.
Schalke ka grumbulluar vetëm 9 pikë pas 22 ndeshjesh.
Wolfsburg e vendit të tretë pret Hertha-n në krizë, me qëllim që të mbajë hapin me kryesuesit duke u larguar edhe më shumë nga ndjekësit që i rrezikojnë vendin në Champions.
Ndeshja kryesore e ditës zhvillohet në orën 18:30, mes Leipzig dhe Monchengladbach.
Ndryshe nga Leipzig, që ka fituar katër ndeshjet e fundit në ligë, Monchhengladabch ka dështuar që të gjejë të paktën një fitore në këtë periudhë.
Me synim që të ndjekë hapin e Bayern dhe të mbetet në luftë për titull, Leipzig do të tentojë me çdo kusht fitoren.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
I vunë tritol në banesë, KLGJ i cakton 6 muaj mbrojtje gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës