Princi i Charles i Uellsit ka pranuar çanta me miliona euro para të gatshme gjatë takimeve me një politikan të lartë të Katarit.
Kjo sipas një raporti të publikuar nga britanikja “The Guardian”.
Princit Charles thuhet se i janë dhënë një total prej 3 milionë eurosh gjatë takimeve me Sheikh Hamad bin Jassim bin Jaber Al-Thani, ish-kryeministrin e Katarit.
Paratë iu dorëzuan trashëgimtarit të fronit britanik në një valixhe si dhe në çanta transportuese Fortnum & Mason, dyqani që mban një urdhër mbretëror për të furnizuar familjen e princit me sende ushqimore.
Dorëzimi dyshohet të ketë ndodhur gjatë takimeve mes tyre, duke përfshirë një takim privat në Clarence House në vitin 2015.
Në një deklaratë, një zëdhënës i “Clarence House” tha se paratë e dhëna gjatë takimit të vitit 2015 “u kaluan menjëherë një prej bamirësive të princit”.
Valixhja që përmbante paratë iu dha dy këshilltarëve të Charles, të cilët thuhet se i kishin numëruar paratë me dorë.
Ndihmësit e pallatit thuhet se i kanë kërkuar Coutts, bankës private që vepron për familjen mbretërore, që të mbledhë paratë.
Çdo pagesë u depozitua në llogaritë e Fondit të Bamirësisë së Princit të Uellsit (PWCF).
Nuk ka asnjë sugjerim se pagesat ishin të paligjshme, raportoi sot “Sunday Times”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kina po përgatit një flotë të gjerë ushtarake për të pushtuar Tajvanin, raporton The Telegraph
-
“Është për të ardhur keq – do të duhej të dërgohej në Kushtetuese draft-statuti i Asociacionit”, Cramon për dështimin e Kosovës në KiE
-
Piktura e sapo vërtetuar e Caravaggio-s po shfaqet në Madrid
-
Kina nuk i harron aktivistët pro-demokracisë, edhe pse ndodhen përtej kufijve
Lajmet kryesore
-
Macron dhe Scholz kërkojnë me urgjencë reforma, për ‘Evropën e vdekshme’
-
Detyroni Rusinë të bëjë paqe, Zelensky i kërkon Perëndimit
-
Kuvendi miraton vetëm me votat e shumicës Rezolutën antikorrupsion të PS-së
-
Haradinaj për Kurtin: Supozohet se ishte në lidhje dashurie me vajzën e një ish-ministri të Millosheviçit, i shërben agjendës serbo-ruse