Ministrja e Jashtme e Estonisë, Eva-Maria Liimets, ka thënë se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do të rrisë sigurinë e rajonit Baltik.
Liimets e dha këtë deklaratë për agjencinë e lajmeve ndërkombëtare “Reuters”, përpara një takimi të NATO-s në Berlin.
“Kur shohim që në fqinjësinë tonë edhe vende të tjera demokratike i përkasin NATO-s, do të thotë se mund të kemi stërvitje më të gjera të përbashkëta dhe gjithashtu më shumë bashkëpunim në mbrojtje”, tha ajo.
Sipas saj, “ne kemi parë disa dallime, por kemi parë gjithashtu një gatishmëri të atyre vendeve për të kapërcyer dallimet”.
Liimets theksoi se shpresonte se Suedia, Finlanda dhe Turqia do të kapërcenin mosmarrëveshjet për anëtarësimin e shteteve nordike në aleancë, duke shtuar se atmosfera e takimit në Berlin ishte shumë mbështetëse.
Estonia vlerëson fuqizimin e pranisë së NATO-s në rajonin e Baltikut, por do të donte që aleatët të kalonin nga rritja e pranisë së tyre në rritjen e mbrojtjes së tyre.
“Kjo do të thotë se do të kemi prani më të fuqishme të forcave tokësore, por edhe mbrojtjes ajrore dhe detare”, shtoi ajo.
Finlanda ndan rreth 1 mijë e 300 kilometra kufi tokësor me Rusinë dhe që prej agresionit ndaj Ukrainës, të gjitha vendet kufitare me Rusinë janë ndjerë të pasigurta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kosova aktualisht s’është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të KiE-së
-
Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona
-
Gërvalla: Rusia aktualisht po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës
-
Edhe Austria po planifikon të sjellë të burgosur në Kosovë
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Kosova aktualisht s’është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të KiE-së