Lajme

Planet e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin në NATO, Putin-i mbledh Këshillin e Sigurimit


Presidenti rus, Vladimir Putin, ka diskutuar të premten e 13 majit anëtarësimin e mundshëm të Finlandës dhe Suedisë në NATO me Këshillin e tij të Sigurimit.

Lajmi u njoftua nga agjencia e lajmeve “RIA”.

Kremlini tha të enjten se indikacionet e Finlandës se planifikonte t’i bashkohej bllokut ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ishin një veprim armiqësor që përbënte një kërcënim për sigurinë e Rusisë dhe u zotua të përgjigjet.

Reagimi rus

Sigurisht, rusët nuk e pritën mirë lajmin që autoritetet finlandeze e mbështesin anëtarësimin në NATO.

Prej ditësh, ata kanë thënë se Finlanda në NATO – së bashku me Suedinë, do të kenë “pasoja të rënda ushtarake dhe politike”.

Zëdhënësi i Kremlin-it, Dmitry Peskov, të enjten e 12 majit konfirmoi se këto pasoja janë “të sigurta” dhe se ashpërsia e tyre do të varet nga sa afër janë bazat e NATO-s në Finlandë me kufirin rus.

Javët e fundit është spekuluar se rusët mund të vendosin raketa bërthamore në enklavën e Kaliningrad-it.

Çfarë sjell futja e Finlandës në NATO?

Finlanda ka një nga ushtritë më të mira në Evropë, me rreth 280 mijë ushtarë dhe 900 mijë rezervistë, në një popullsi prej 5.5 milionë banorësh.

Dhe ka gjithashtu kredencialet perfekte për NATO-n, me parametrin prej 2 për qind të PBB-së që do t’u ndahet shpenzimeve ushtarake.

Kufiri mes NATO-s dhe Rusisë i shtohen 1 mijë e 340 kilometra.

NATO do të përshpejtojë procedurat, por ratifikimi nga vendet anëtare do të kërkojë muaj.

Megjithatë, problemi i mbrojtjes së Finlandës dhe Suedisë në këtë interval duket se është tejkaluar, kur ato nuk do të jenë të mbuluara ende nga neni 5 i NATO-s për ndihmën reciproke në rast agresioni.

Ndihma është e garantuar nga Britania e Madhe dhe SHBA-të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore