Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se ushtria ruse nuk do të “rregullojë artificialisht” veprimet ushtarake në Ukrainë në asnjë datë, duke përfshirë “Ditën e Fitores” më 9 maj.
Në të njëjtën kohë, Moska dëshiron që Ukraina t’i japë fund vullnetarisht rezistencës.
Lajmi u bë i ditur nga agjencitë informative ruse, duke cituar intervistën e Lavrov-it për televizionin italian “Mediaset”.
Zyrtari i lartë rus njoftoi se Rusia “do të festojë solemnisht 9 majin”.
Ai shtoi se ritmi i ofensivës në Ukrainë “nuk varet nga datat”.
Ministri rus kujtoi se “sipas traditës në Bashkimin Sovjetik – bëhet diçka e madhe dhe e zëshme para festës”.
Por, ai e bëri të qartë se deri më 9 maj, ushtria ruse nuk do të bëjë asgjë të tillë.
Lavrov i quajti sakaq banorët e Mariupol-it, të fshehur nga bombardimet e ushtrisë ruse në bodrumet e Azovstal-it, “oficerë dhe mercenarë perëndimorë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Zhvatën mijëra qytetarë përmes mashtrimit me mikrokreditë, lihet në fuqi masa për 9 të arrestuarit
-
Daçiç: Mali i Zi s’është armiku ynë, por jemi të zhgënjyer që e mbështetën rezolutën për Srebrenicën
-
Borrell thotë se disa vende evropiane po përpiqen të frikësojnë gjyqtarët e ICC-së
-
Hipoteza e “obligacionit të Ukrainës” e garantuar nga fitimet ruse – presioni amerikan mbi G7
Lajmet kryesore
-
Pas raportimeve nga Italia reagon Rama: Nuk kam ndryshuar mendje për marrëveshjen me Melonin
-
Zhvatën mijëra qytetarë përmes mashtrimit me mikrokreditë, lihet në fuqi masa për 9 të arrestuarit
-
Hipoteza e “obligacionit të Ukrainës” e garantuar nga fitimet ruse – presioni amerikan mbi G7
-
AAK me rezolutë në Kuvend: Shkarkimi ose dorëheqja e Kurtit, pastaj shpërndarja e Kuvendit