Pentagon-i ka mohuar një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes ruse që pretendonte se forcat ruse të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar një aeroplan me ndihma ushtarake për Ukrainën.
Lajmin e bëri të ditur “Radio Liberty”, e cila citoi një zyrtar të lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes.
Një ditë më parë, një zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, pretendoi se Rusia kishte rrëzuar një aeroplan transporti ushtarak ukrainas pranë Odessa-s.
Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse u shpërnda në mënyrë aktive nga mediat pro-Kremlin.
“Unë nuk kam parë asnjë raport që tregon se armët perëndimore janë rrëzuar nga rusët. Unë nuk di asgjë për këtë dhe nuk kam parë asgjë në lidhje me të. Nuk ka asnjë tregues se ata (rusët) kanë goditur përmbajtjen e ndihmës”, theksoi zyrtari amerikan.
Më herët, pretendimet e Kremlin-it u hodhën poshtë edhe nga inteligjenca ukrainase.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Osmani diskuton me ambasadorët e QUINT-it për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin
-
Baerbock: Kosova i përket Këshillit tonë të Evropës, por të bëjë gjithçka për të siguruar mbështetjen e nevojshme
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin