Kombëtarja U17 e Kosovës në konkurrencën e femrave, ka pësuar humbje nga ajo e Sllovenisë me rezultat 1:3, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian, raundi i dytë, liga A.
Vashat e reja kosovare e nisën në mënyrën më të mirë këtë ndeshje, duke arritur të parat të kalojnë në epërsi.
Ishte Rreze Gashi ajo që në minutën e 38-të arriti të dërgonte topin në rrjetë, për rezultatin 1:0.
Dardanet e mbyllën pjesën e parë në epërsi, por në pjesën e dytë të takimit sllovenet u treguan më me përvojë.
Me të filluar pjesa e dytë, Katjusa Kern realizoi për 1:1, kurse goditjen e dytë sllovenet e realizuan me anë të Masa Osojnik, në minutën e 75-të.
Rezultati final i takimit u vulos me golin e Zara Kramzar, i cili u shënua në pesë minuta para se të përfundonte ndeshja.
Kosova U17 mbetet kështu me 0 pikë, dhe një gol-diferencë prej 1:13, kurse Sllovenia merr tri pikët e para në grup.
Ndërkaq, në të njëjtin grup luajnë edhe Gjermania dhe Austria.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’