Hungaria nuk e mbështet krijimin e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, pasi kjo supozohet se mund të çojë në luftime ajrore.
Budapesti zyrtar kundërshton gjithashtu futjen e paqeruajtësve në Ukrainë për shkak të rreziqeve të fillimit të një lufte tokësore.
Këto ishin vërejtjet e ministrit të Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, shkruan transmetuesi publik hungarez “Hirado”.
“Ne duhet të jemi të qartë për këto çështje. Ky është një rrezik i ri ushtarak”, theksoi ministri hungarez.
Ai siguroi gjithashtu se vendi nuk do të bllokojë furnizimin e Ukrainës me armë nga anëtarët e tjerë të BE-së, por nuk do ta bëjë vetë.
Szijjarto theksoi se Budapesti kundërshton sanksionet për furnizimin e burimeve ruse të energjisë.
“Ne nuk do të mbështesim sanksionet që rrezikojnë sigurinë e furnizimit me energji të Hungarisë”, shtoi më tej zyrtari hungarez.
Më herët, u bë e ditur se Bashkimi Evropian do të shqyrtojë mundësinë e vendosjes së një embargoje të naftës kundër Rusisë për shkak të luftës së shpalosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si mund të kërkojë dikush më shumë?
-
AAK-ja paralajmëron “ballafaqim të vërtetë” me Qeverinë – “Kurti do të jetë lakuriq në projektet e tij”
-
Mohammad Mokhber konfirmohet si President i Iranit pas vdekjes së Raisi-t
-
Tahiri: Zgjedhjet më 30 qershor ose 7 korrik – shtatori duhet ta gjejë Kosovën me qeveri të re