Ndeshja mes Napoli-t dhe Udinese-s ka përfunduar me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:1.
Napoli përmbysën rezultatin pasi ishin duke humbur në pjesën e parë të ndeshjes, por kthyen gjithcka në favor të tyre në pjesën e dytë.
Goli i parë erdhi në minutën e 22-ë me anë të Gerard Deulofeu-t, i cili i dha epërsinë Udinese-s.
Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 52-të, Victor Osimhen shënoi për të barazuar rezultatin për Napoli-n.
Goli i fitores u shënua 11 minuta pas golit të parë, dhe ishte përsëri Victor Osimhen ai që shënoi për t’i dhënë fitoren Napoli-t.
Në minutën e 83-të, Pablo Mari u ndëshkua me karton të kuq, dhe në atë moment humbën edhe shpresat e Udinese-s për të barazuar rezultatin.
Megjithatë, në sekondat e fundit, nga Udinese po pretendohej se kishte penallti, por pasi u rishikua gjithçka nga gjyqtari dhe dhoma e VAR, vendosën që nuk do ketë penallti.
Napoli radhiten në pozitën e dytë me 63 pikë, po aq sa Milani, por kanë një ndeshje më shumë se rossonerët, dhe dy më shumë se Inter-i, të cilët radhiten të tretët me 59 pikë.
Ndërsa Udinese radhitet në pozitën e 14-të me 30 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Mustafa Suleyman: AI do të na bëjë të pasur, por nëse i bëjmë gjërat siç duhet
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë