Një kompeticion që gjithmonë ofron spektakël, ka filluar ngadalë të marrë formë duke i bërë të njohur emrat që do të luftojnë në fazat finale.
Pas dy raundeve të para në grupe, ka skuadra që kanë arritur të sigurojnë kualifikimin, skuadra që janë eliminuar dhe skuadra që ende shpresojnë për gjithçka.
Të hënën e 17 janarit, fillon edhe raundi i tretë dhe final i ndeshjeve në fazën e grupeve.
Kameruni, që është pikërisht edhe vendi organizues i këtij edicioni, sot mbyll fazën e grupeve në ndeshjen përballë Cape Verde – por ata janë aktualisht të kualifikuar pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para.
Cape Verde në anën tjetër ka një fitore, dhe një pikë sot do ishte shumë e nevojshme për ta, sepse të paktën do ja lehtësonte punën për kualifikimin si një nga vendet e treta.
Ndeshja fillon në orën 17:00, në “Stade d’Olembe” në Yaounde të Kamerunit.
Po në të njëjtin grup, pra në grupin A, zhvillohet edhe takimi tjetër.
Burkina Faso e cila ka tri pikë, kërkon që të sigurojë kualifikimin tutje me një fitore përballë Ethiopisë.
Këta të fundit, edhe pse ende pa asnjë pikë, matematikisht janë në garë që të kualifikohen, vetëm nëse Cape Verde humb përballë Kamerunit dhe ata arrijnë fitore.
Edhe kjo ndeshje fillon në orën 17:00, me grupin A që bëhet i pari që mbyll rrugëtimin në kompeticion më të rëndësishëm të kontinentit afrikan.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Duka për kandidaturën e përbashkët me Serbinë: Është interes kombëtar – i shërben edhe njohjes së Kosovës
-
“Kam punuar shumë gjithë jetën për të arritur këtu”, Marku sonte përballet me Kongon
-
Kosova barazon ndaj Zvicrës, përfundon ëndrra për Euro 2024
-
Përfundon ndeshja, Kosova merr barazim ndaj Zvicrës në kohën shtesë
Lajmet kryesore
-
Rezoluta antikorrupsion kaloi mes debatesh, por çfarë parashikon?
-
Ballkani Perëndimor përballet me afate të detyrueshme në lidhje me tregun e energjisë elektrike
-
Masakra e civilëve në Rafah: Fëmijët tanë të copëtuar nga bombat, ndoshta nuk konsiderohemi qenie njerëzore
-
Kurti: SHBA-ja e BE-ja “shumë të buta” ndaj Serbisë