Gjaku i derrit po kthehet nga studiuesit danezë në burim proteinash në formë pluhuri që mund t’i shtohet ushqimit.
Pluhuri i proteinave është me ngjyrë të bardhë dhe me shije neutrale që mos të ndikojë në ndryshimin e shijes së ushqimit ku përdoret.
Nga 60 mijë ton gjak, mund të nxirren 5 mijë ton pluhur proteine. Kjo realizohet falë filtrimit që i bëhet gjakut nga fruti i papajasë i cili posedon një enzimë me aftësinë për të nxjerrë proteinat nga gjaku.
Ekipi i Universitetit të Copenhagen-it e konsideron gjakun e derrit si një burim të qëndrueshëm të proteinave për njerëzit. Sipas tyre, si pasojë e vlerave të larta ushqyese mund të përdoret si shtesë në një shumëllojshmëri ushqimesh.
“Ka të ngjarë që në të ardhmen një numër në rritje i njerëzve do t’i përmbushin nevojat e tyre për proteina nëpërmjet burimeve alternative të ushqimit”, tha Rene Lametsch, kërkues shkencor në Universitetin e Copenhagen-it.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin