“Një demokrat i vjetër më ka thënë se duhet ta kesh përballë Sali Berishën që ta njohësh. Unë kam pasur një perde përpara syve kur shihja atë dhe sot nuk e kam më”.
Kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasditen e së premtes në një intervistë, për sa i përket liderit historik Sali Berisha.
Basha theksoi se ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me Berishën, por foltoret dhe thirrja e Kuvendit Kombëtar, ish-kryeministri e ka me SHBA-të dhe “jo me mua apo partinë”.
Sipas Bashës vendimi i shpalljes së Berishës si persona non-grata nga SHBA-të, ka sjellë veprimet e tij për mbledhjen e Kuvendin dhe rrëzimin e tij si Kryetar i PD-së.
“Ai po e përdor PD-në, ose një pjesë të saj si mburojë ndaj SHBA-ve”.
Ndërsa, për sa i përket këtij vendimi ai refuzoi ta komente.
Më tej ai vuri në dukje se me Berishën e ka lidhur “një besë e vlerave euro-atlantike, besa për interesat më të mira të shqiptarëve”.
“Kjo ka qenë besa që kam lidhur me Berishën. Dhe jo të shkelën interesat të demokratëve për interesat personale të miat apo Berishës”.
Ndërkaq, kryedemokrati e bëri të qartë se ai është i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhet PD-ja.
Ndër të tjera, ai tha se “foltoret i janë mbivendosur aksionit më të madh politik që ka ndërmarrë PD-ja”.
Ai e tha i prerë se ka zgjedhur “që të mos hapë një front të dytë me luftën brenda llojit siç bëri Berisha”.
Nga ana tjetër ai u ndal dhe te mbledhja e Kuvendit Kombëtar e deklaruar nga vetë Berisha më 11 dhjetor.
“Partia Demokratike vepron në bazë të statutit dhe me firma sekrete nuk mblidhet Kuvendi Kombëtar”, ishte përgjigja që dha numri një i demokratëve.
Përballja me Ramën
Gjatë intervistës Basha ka deklaruar ndër të tjera se ai “është i pari dhe i vetmi kandidat që e ka mundur Edi Ramën”.
Çelësi i fitores, sipas tij, ishte vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për Bashkinë e Tiranës.
“Unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që e kam mundur Edi Ramën. Nuk e kam thënë çelësin e fitores. Ka qenë vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata”, tha Basha gjatë fjalës së tij.
Për Bashën, Berisha duhet të ishte larguar vetë. Ky i fundit, sipas tij, duhet që të kishte lënë kryetarin që të hapte një rrugë të re.
Referuar pozitës së tij, Basha nënvizoi se dhe ai ka përgjegjësitë e tij.
“Për vendimet që janë marrë; ato janë të konsultuara me forumet e PD-së dhe me ngulm nga Berisha”, ravijëzoi ai në përmbyllje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tritol në banesën e gjyqtarit, Balla: Akt për të intimiduar një magjistrat
-
KPA shtyn shpalljen e vendimit për ankimimin e Komisionerit Publik ndaj Alfred Ballës
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
Lajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
I vunë tritol në banesë, KLGJ i cakton 6 muaj mbrojtje gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës