Shqipëria

Basha: Fitova ndaj Ramës – pasi përjashtova Berishën nga fushata


Gjatë intervistës që ka dhënë kryedemokrati Lulzim Basha për mediat shqiptare, ka deklaruar ndër të tjera se ai “është i pari dhe i vetmi kandidat që e ka mundur Edi Ramën”.

Çelësi i fitores, sipas tij, ishte vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për Bashkinë e Tiranës.

“Unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që e kam mundur Edi Ramën. Nuk e kam thënë çelësin e fitores. Ka qenë vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

Sa i takon vendimit të vështirë për përjashtimin e ish-liderit demokrat, ai është shprehur se është këshilluar me të gjithë.

Për Bashën, Berisha duhet të ishte larguar vetë. Ky i fundit, sipas numrit një të demokratëve, duhet që të kishte lënë kryetarin që të hapte një rrugë të re.

Referuar pozitës së tij, Basha nënvizoi se dhe ai ka përgjegjësitë e tij.

“Për vendimet që janë marrë; ato janë të konsultuara me forumet e PD dhe me ngulm nga Berisha”, ravijëzoi ai në përmbyllje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore