Shqipëria

Humza Yousaf do të japë dorëheqjen si ministër i parë i Skocisë që sot, sipas BBC


Humza Yousaf, ministri i parë i Skocisë, pritet që të japë dorëheqjen që ditën e sotme, sipas një raportimi të fundit nga mediumi shtetëror britanik, BBC.

Udhëheqësi i SNP pritet të tërhiqet pas rënies së marrëveshjes së ndarjes së pushtetit të partisë me të Gjelbrit skocez javën e kaluar.

Yousaf ka qenë duke luftuar për të siguruar mbështetje për të udhëhequr një qeveri të pakicës.

Ai do të përballet me dy vota besimi këtë javë – një për të personalisht, tjetra për qeverinë e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore