“Nevojë të domosdoshme dhe esenciale” e ka quajtur përsëri “krijimin e Botës Serbe”, Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin.
“Është nevojë urgjente e serbëve. Serbët kanë të drejtë të jenë një popull singullar politik, siç e kanë edhe kombet e tjera me diasporë të madhe botën e tyre”, ka deklaruar Vulin.
Ndërkaq, e vajtoi të kaluarën serbe në Jugosllavi, siç tha ai, “sepse serbët vunë bast fitoret e tyre të mëdha dhe poshtëruan viktimat, sepse reshtën së qëni një popull njëjës politik”.
“Kombet tjera kishin organizim politik, me të cilën artikuluan shumicën e kombit”, tha mes tjerash Vulin.
“Tani e kemi mundësinë me Partinë Progresiste Serbe. Unë nuk jam anëtar i tyre, por vetëm ata e kanë këtë fuqi, masën dhe një udhëheqës që është i aftë të artikulojë opinionin politik të serbëve”, tha Vulin duke ju referuar Aleksandër Vuçiçit.
“Kudo që serbët të jenë, të jenë një komb politik”, vuri theksin ai.
Ai tha se respekton “respekt të pakusht për kufijt në Ballkan, përveç Kosovës”.
Dhe, ndërkaq tha se për Republika Srpska-n, nuk ka temë më të rëndësishme për Serbinë.
“Unë do të merrem me këtë çështje sepse s’kemi çështje më të rëndësishme të politikës sonë të jashtme sesa Republika Srprska”, tha ai për Banja Luka Alternative Televizion.
Çka është bota serbe?
Një prej artikuluesve të këtij koncepti të mjegullt së fundmi ishte Ministri i Policisë së Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili e trumbetoi atë në thirrje ndaj “të gjithë serbëve”, kudo që janë, të gravitojnë brenda një sfere të vetme politike.
“Detyra e kësaj gjenerate politikanësh serbë është të krijojnë Botën Serbe, e cila do t’i bashkojë të gjithë serbët, pavarësisht se ku jetojnë”, tha ai në një tubim të Lëvizjes Socialiste Serbe në Beograd.
Për t’i dhënë kreshendo nacionalizmit, Vulin, pohoi edhe se “po qe nevoja, t’i mbrojmë edhe ushtarakisht”.
Por, pse kjo nevojë mbrojtje dhe nga kush, është e paqartë.
Çfarë ka qartësi, është retorika tradicionale e viktimizimit të serbëve, dhe shfaqjes së një shpëtimtari të tyre në skenën politike.
Historianët shkencorë konsiderojnë se kjo s’është asgjë tjetër më shumë sesa një kontinuitet dhe derivacion i projeksionit të Serbisë së Madhe, e cila ishte edhe arsyeja kryesore që çoi në luftërat e përgjakshme në ish-Jugosllavi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kina po përgatit një flotë të gjerë ushtarake për të pushtuar Tajvanin, raporton The Telegraph
-
“Është për të ardhur keq – do të duhej të dërgohej në Kushtetuese draft-statuti i Asociacionit”, Cramon për dështimin e Kosovës në KiE
-
Piktura e sapo vërtetuar e Caravaggio-s po shfaqet në Madrid
-
Kina nuk i harron aktivistët pro-demokracisë, edhe pse ndodhen përtej kufijve
Lajmet kryesore
-
Macron dhe Scholz kërkojnë me urgjencë reforma, për ‘Evropën e vdekshme’
-
Detyroni Rusinë të bëjë paqe, Zelensky i kërkon Perëndimit
-
Kuvendi miraton vetëm me votat e shumicës Rezolutën antikorrupsion të PS-së
-
Haradinaj për Kurtin: Supozohet se ishte në lidhje dashurie me vajzën e një ish-ministri të Millosheviçit, i shërben agjendës serbo-ruse