Festat Kombëtare të 28-29 Nëntorit këtë vit do të shënojnë dhe hapjen e dy prej projekteve “më të mëdha” të qeverisë “Rama 3”.
Më 28 Nëntor do të hapet kantieri i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Kështu ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një muaj para fillimit të punimeve mbi Aeroportin e Vlorës, përmes një postimi në median sociale Facebook.
Ndërsa më 29 Nëntor, pritet të hapet Rruga e Arbrit, e cila, aktualisht, është në ndërtim e sipër.
Ky projekt do të lidhë Tiranën me Dibrën me një gjatësi prej rreth 75 kilometra.
Premtimi për Aeroportin e Vlorës
I cilësuar nga ish-ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, si një nga projektet që “i jep zhvillim ekonomik dhe turistik polit të Jugut”, Aeroporti i Vlorës ka qenë një nga premtimet e qeverisë Rama, gjatë mandatit të dytë, i cili mori jetë në mbyllje të këtij mandati.
Klosi ka theksuar faktin se, në këtë zonë, ka qenë aeroporti ushtarak dhe nuk prek zonën e mbrojtur të Nartës.
Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, të martën e 20 prillit nënshkruan marrëveshjen me kompaninë e Behgjet Pacollit për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
Sipërmarrësi bëri të ditur lajmin se projektimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës është duke avancuar.
Kurse ministjra Balluku e cilësoi projektin jugor si “aeroportin më të madh në Shqipëri”.
Rruga e Arbrit – ëndrra 100-vjeçare e dibranëve
Për këtë vepër shumë komplekse u desh të hapeshin fillimisht tuneli 3 dhe 4, që pastaj të ngriheshin themelet e saj.
Me përfundimin e kësaj ure dhe me ndihmën e by-pass-it të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur.
“Edhe pak durim dhe ëndrra 100-vjeçare e dibranëve do të jetë realitet i prekshëm nga të gjithë”, ka qenë motoja e kryeministrit, “edhe ura më e lartë në Shqipëri (157 m) dhe një nga më të lartat në rajon”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Shqipëria, Britania e Madhe dhe Kosova nënshkruajnë deklaratë bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm
-
Saathoff takim me Dumanin: SPAK, institucion kyç për integrimin e Shqipërisë në BE
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e ish-ministrit Lefter Koka
Lajmet kryesore
-
Kosova përfundimisht mbetet jashtë agjendës për Këshillin e Evropës
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Pse rusët po përparojnë dhe Ukraina po përpiqet t’i ngadalësojë?
-
Shqipëria, Britania e Madhe dhe Kosova nënshkruajnë deklaratë bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm