Shqipëria

Rruga e Arbrit do të hapet më 29 nëntor


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit të enjten e 28 tetorit, ka bërë me dije se Rruga e Arbrit do të hapet më 29 nëntor të këtij viti.

Rruga e Arbrit është rrugë në ndërtim e sipër, e cila do të lidhë Tiranën me Dibrën me një gjatësi prej rreth 75 kilometra.

Në këtë aks ndodhet edhe ura më e lartë në Shqipëri (157 m) dhe një nga më të lartat në rajon.

Për këtë vepër shumë komplekse u desh të hapeshin fillimisht tuneli 3 dhe 4, që pastaj të ngriheshin themelet e saj.

Me përfundimin e kësaj ure dhe me ndihmën e by-pass-it të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur.

“Edhe pak durim dhe ëndrra 100-vjeçare e dibranëve do të jetë realitet i prekshëm nga të gjithë”, ka qenë motoja e kryeministrit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore