Ai njihet për këngët e tija me tekste në kufijtë e depresionit, me metafora të stilizuara mbi overdozat dhe përdorimin e drogave të forta, por këtë herë duket se The Weeknd vërtetë ka lënë pas dhjetë vitet e shkuara muzikore, duke sjellë në treg diçka të re.
I tillë është bashkëpunimi i tij i fundit me treshen Swedish House Mafia, e cila u rikthye në skenë pas shumë kohësh në MTV VMA-s dhe e paralajmëroi bashkëpunimin me këngëtarin kanadez Abel Tesfay, i njohur në art si The Weeknd.
“Moth to a flame” është edhe projekti i akullt midis artistëve.
Me një videoklip tepër erotik dhe shqetësues në disa pamje që duken sikur kanë dalë nga një botë e Alien vs Predator, The Weeknd duket sikur mban lidhur pas vetes me anë të disa fijeve, humanë të cilët janë vazhdimisht në një akt çiftimi dhe tërheqjeje ndaj njëri-tjetrit.
Por, nuk është kështu The Weeknd. Në fjalët e tekstit, ai qartësisht ka lënë gjithçka prapa. Madje, pavarësisht dashurisë, ai është i gatshëm ta lërë personin – potencialisht Bella Hadid – të jetojë me dikë tjetër, më të mirë për të.
Përtej këtij fakti, ai pyetjen vijon e shton për gjysmën tjetër, nëse personi që ka në krah, e di për kë ajo mendon.
Karma jo si hakmarrje e mirëfilltë, por e servirur shumë e ftohtë, dëgjohet jo vetëm në fjalët e kanadezit, por edhe në melodinë e suedezëve.
Swedish House Mafia njihen për vijën e tyre të rëndë elektronike në publikime. Ata nuk kanë zhgënjyer as këtë herë.
Ndërsa The Weeknd, i cili pritet të publikojë së shpejti edhe albumin e tij të ri “The Dawn” (Agimi), jo vetëm dashurinë, por edhe pandeminë, duket se e ka lënë pas.
Sytë e tij, janë tashmë për nga vera 2022, ku ai do të nisë edhe turin e shumëpritur global, të ridimensionuar si “After Hours til Dawn”, i cili do të bashkojë të dy albumet e fundit të yllit botëror të R&B.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lista e 100 albumeve më të mira të të gjitha kohërave në Apple Music, Lauryn Hill kryeson tabelën
-
Sean ‘Diddy’ Combs përballet me një padi të re nga ish-modelja që pretendon se është “sulmuar seksualisht” nga ai
-
Magjia e ndryshimit: Një interpretim unik i klasikut të pavdekshëm “Baresha”
-
Katy Perry përmbyll përfundimisht angazhimin e saj në “American Idol”