Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen ndaj grupit te Talo Celës.
Hetimet për të u mbyllën nga SPAK më 7 korrik.
Ai akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve, Viktor dhe Besmir Haxhia.
Pjesë e grupit të Talo Çelës dhe që kanë implikime për përfshirje në vrasje janë, Nuredin Dumani, Klevis Alla, Altin Ndoci, Besian Xhixha dhe Enver Diva.
Talo Çela është autori i dyshuar i ngjarjes së 9 prillit 2019. Në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, grabitën një sasi “të konsiderueshme” vlerash monetare.
Talo Çela ishte person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Kjo, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Brenda vitit kantieri i ndërtimit për urën mbi lumin Buna, thotë Rama
-
Balla: Na duhet një politikë e re penale, thirrje drejtësisë të hetojë me paanshmëri ngjarjen e fundit dhe të japë dënim ekzemplar
-
Rama: Vulin nuk meriton asnjë përgjigje për deklaratat antishqiptare
-
Hasani takon stafin shqiptar në KiE, bisedon për nismat e ndërmarra në vite
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese I draftit të BE-së
-
Rama: Vulin nuk meriton asnjë përgjigje për deklaratat antishqiptare
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Gjermania, Franca dhe Italia ia refuzojnë Kurtit idenë e propozimit të një drafti për Asociacionin