Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Ai rreth orës 11:00 ka votuar në Fakultetin Ekonomik/Juridik apo në qendrën 1913E, në kryeqytet.
Rama, përpara mediave ka thënë se procesi i fushatës zgjedhore ka qenë fenomenale dhe ferr.
“Ndjehem shumë i lumtur që jetojë në një shtet demokratik si Kosova ku kemi të drejtë të gjithë të votojmë të marrim përgjegjësinë për të ardhmen e qytetit tonë. Unë ndihem shumë i lumtur i ftojë të gjithë që të votojnë e ta zgjedhin të ardhmen e kryeqytetit”.
Ai është në garë me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili dhe kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meta “harron” Dumanin – akuza dhe paralajmërime për kundërshtarët
-
Hetimet mbi Kadastrën, SPAK zbardh akuzat për 4 të arrestuarit
-
Putini nuk e ka urdhëruar vdekjen e Navalnyt në shkurt, besojnë agjencitë amerikane
-
Kodi Civil si kundërpeshë e Asociacionit? – Premtimi i Kurtit për ta amortizuar presionin ndërkombëtar