Asnjë gjobë nuk është shqiptuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës, për partitë politike gjatë kësaj periudhe të fushatës parazgjedhore në Kosovë.
Përkundër që partitë politike, përjashto Vetëvendosjes, u dakorduan për shkurtimin e fushatës në pesë ditë si shkak i pandemisë, sërish kjo nuk u respektua.
Grumbullimet po vazhdojnë duke thyer rregullat për t’u mbrojtur nga COVID-19 dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës.
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka thënë se ka kërkuar nga partitë politike respektimin e masave anti-COVID, duke premtuar se nuk do t’i kursejnë nga gjobat.
“Deri më tani nga AUV nuk është shqiptuar ndonjë gjobë për subjekte politike. Si autoritet ligj zbatues ju bëjmë apel të gjitha subjekteve politike dhe kandidatëve që garojnë për kryetar të komunave dhe asamble komunale, që gjatë gjithë kohës të kenë parasysh zbatimin e masave anti COVID 19. Mbi çdo garë apo kauzë politike qëndron jeta dhe shëndeti i qytetareve”, tha Thaçi për Albanian Post.
Thaçi ka theksuar se inspektorët sanitar do të veprojnë për secilin rast.
“Andaj askush nuk ka të drejtë të bëjë veprime të cilat bien në kundërshtim me ligjin dhe që rrezikojnë shëndetin publikë. Inspektorët sanitarë janë të pavarur në punën e tyre në teren dhe kanë për obligim të veprojnë në secilën shkelje që hasin”.
Ndërkaq, zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 17 tetor, për të cilat të enjten e 16 shtatorit ka nisur fushata zgjedhore nga kandidatët për kryetarë të komunave të Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afrika e Jugut: Gjenocidi në Gaza ka arritur një fazë të re dhe të tmerrshme
-
Abdixhiku: Letra e Scholzit, Macronit e Melonit ekspozoi populizmin e Kurtit – dështim spektakolar, dëm historik
-
Haziri pyet kryeministrin përse veproi “tinëz” presidentes: E keni zvarritur për tokë këtë Republikë
-
Dy sisteme Patriot do ta shpëtonin Kharkivin nga pushtimi, thotë Zelensky
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Letra e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për Kurtin: Hapat që ndërmore s’mjaftojnë, duhet dërgim në Kushtetuese i draftit të BE-së
-
Kushtetuesja do të shqyrtojë sërish mandatin e Xhaçkës
-
Çfarë është gati të paguajë Xi Jinping për luftën e Putinit?
-
Abdixhiku: Letra e Scholzit, Macronit e Melonit ekspozoi populizmin e Kurtit – dështim spektakolar, dëm historik