Gjykata e Lartë në Shqipëri ka caktuar datën e seancës për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ajo do të zhvillohet më 28 shtator të 2021-it.
Trupi gjykues, me kryetar Ilir Pandën dhe dy anëtarët Sokol Sadushi dhe Ervin Pupe, do të vazhdojnë procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri dhe ish-kreut të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Në bazë të ndryshimeve të reja ligjore, e njëjta trupë gjykuese, që ka vendosur në dhomë këshillimi kalimin e çështjes për gjykim në Gjykatën e Lartë, duhet të vazhdojë edhe procesin gjyqësor.
Më herët, ish-kreu i Policisë së Vlorës i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme shuarjen e afateve të paraburgimit, pasi që nga koha kur është dhënë vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit, ka kaluar më shumë se një vit.
Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela u shpallën fajtorë për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”.
Ish-ministri u dënua me tri vite shërbim prove, ndërsa Jaeld Cela me tre vite e katër muaj burg.
Në nëntor të vitit 2017, prokuroria e akuzoi Çelën se, në bashkëpunim me ish-ministrin Saimir Tahiri, ndihmonin bandën e Habilajve për të trafikuar drogë.
Ish-kreu i Policisë së Vlorës u vetëdorëzua në polici në maj të vitit 2020, pas dy viteve në arrati, ndërsa akuzohej për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Gjykata e Krimeve të Rënda rëndoi ndaj Çelës vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe e dënoi atë me 3.4 vite burgim.
Nga ana tjetër, ish-ministri u dënua vetëm me 3 vite shërbim prove nën akuzën e rikualifikuar të “shpërdorimit të detyrës”.
Ndonëse i shpëtoi qelisë, ku Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi ta dërgonte për tri akuza të tjera të rënda, për Tahirin u vendos gjithashtu që, për të paktën disa vite, të qëndronte jashtë jetës politike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sako pas daljes nga SPAK: Ruaj sekretin hetimor, thirrja nuk ka të bëjë me detyrën
-
Operacioni i SPAK, Balla: Përgjigje për ata që thonë pse nuk goditen kokat
-
Vrasja e policit në Fier/ Avokatët refuzojnë mbrojtjen e autorit, Gjykata jep masën e sigurisë
-
Jo vetëm turistë, por edhe Masonë – Lozhat botërore mblidhen në Durrës, për Asamblenë e 63-të të CLIPSAS
Lajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Operacioni i SPAK, Balla: Përgjigje për ata që thonë pse nuk goditen kokat
-
Fico operohet sërish, ndodhet në terapi intensive: Gjendja e tij është kritike
-
Krasniqi, Qeverisë: Paaftësi e plotë dhe papërgjegjësi e skajshme dështimi i anëtarësimit në KiE