Ëndrra e Andy Murray për një medalje të tretë olimpike të artë përfundoi të Mërkurën pasi ish-numri një në botë dhe partneri i tij Joe Salisbury humbën ndaj dyshes kroate, Marin Cilic dhe Ivan Dodig në çerekfinalet e dysheve.
Dyshja britanike udhëhoqën kundër Cilic dhe Dodig me një set epërsi por ata humbën durimin në momentet e fundit, të cilën e shfrytëzuan duke fituar fituar epërsinë me “tie break”, 4-6, 7-6 (7/2), 10-7.
Murray u tërhoq nga garat inviduale në Tokio për shkak të një lëndimi.
Ai dy herë kampion në Lojërat Olimpike, pasi fitoi të artën në Londër 2012 dhe Rio 2016.
Ai po mendonte për një medalje të katërt olimpike, pasi kishte fituar gjithashtu të argjend në dyshe në vitin 2012.
Cilic dhe Dodig do të luajnë me Michael Venus të Zelandës së Re dhe Marcus Daniell në gjysmëfinale në Tokio.
Venus dhe Daniell mposhtën kolumbianët Juan Sebastian Cabal dhe Robert Farah në çerekfinale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin