Një inspektim i vitit 2018 kishte treguar “një gabim të madh” në bllokun e apartamentit që u shemb afër Miami-t, Florida.
Raporti i tre viteve më parë, nxorri në dritë një seri dokumentesh të bëra publike nga qyteti i Surfside.
Inxhinieri, Frank Morabito, tha se “çështje problematike sistematike” ishte mungesa e duhur e kullimit të ujit.
“Njё dëmtim i madh strukturor në platformën e betonit, nën kuvertën e pishinës”, shkruhej në raport.
“Hidroizolimi i dështuar po shkakton dëme të mëdha strukturore. Mosvendosja e hidroizolimit në të ardhmen e afërt, do të bëjë që përmasa e defektit të zgjerohet në mënyrë eksponenciale”, shkroi ai.
Raporti i tij nuk tregonte se ndërtesa 40-vjeçare kishte qenë në ndonjë rrezik të pashmangshëm të shembjes, por kishte treguar se duhet të kryheshin riparime të betonit.
Korrespondentët thonë, se nuk është ende e qartë nëse rregullimet në fjalë janë kryer apo nëse problemet kanë kontribuar në dështimin strukturor.
Champlain Towers do t’i nënshtrohej një rinovimi shumë miliona dollarësh këtë vit.
Nga ana tjetër, Guvernatori i Florida, Ron DeSantis, premtoi zbardhjen e plotё tё ngjarjes.
Një pjesë e ndërtesës nё Miami u shemb të enjten, teksa shumë banorë po flinin.
159 njerëzit ndodhen nёn rrёnoja. Janё konfirmuar katër vdekje deri mё tani.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Zgjedhjet evropiane, komentet e Scholz për von der Leyen: Të synohen vetëm partitë tradicionale
-
Ministri i Jashtëm polak bën thirrje për riarmatim afatgjatë të Evropës
-
Saltanat Nukenova: Politikani, astrologia dhe një vrasje që mund të ndryshojë Kazakistanin
-
Hungaria po studion një rol të ri në NATO, “për të mos marrë pjesë”
Lajmet kryesore
-
SPAK vijon të mbetet institucioni më i besuar nga shqiptarët, partitë politike të fundit
-
28 mijë masa brenda javës nga Policia Rrugore, kontrolle të shtuara me nisjen e sezonit turistik
-
Ministri i Jashtëm polak bën thirrje për riarmatim afatgjatë të Evropës
-
Qeveria e interesuar për një legjitimitet të ri popullor para zgjedhjeve në SHBA, thotë Kusari – Lila