Liderat e superfuqive botërore do të mblidhen në një takim në Vjenë, të dielën e 20 qershorit, me qëllim rivitalizimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Kjo vjen pas fitimit të zgjedhjeve presidenciale Republikës Islamike nga një ekstremist konservator.
Fitorja e Ebrahim Raisi nuk pritet të ndikojë në përpjekjet e krijimit të marrëveshjejes bërthamore.
Pas disa javësh bisedimesh, delegatët në Vjenë po kërkojnë të nënshkruajnë këtë marrëveshje para se presidenti në largim Hassan Rouhani, t’i dorëzojë pushtetin Raisi, në gusht të këtij viti.
Bisedimet synojnë të rikthejnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), në paktin e vitit 2015 pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga ai tre vjet më vonë.
Një marrëveshje e ringjallur do të heqë sanksionet mbi ekonominë e Iranit që lufton dhe do ta lejojë atë të kthehet në tregjet globale të naftës, në këmbim të kufizimit të punës së tij të diskutueshme bërthamore.
Grindja mbi marrëveshjen e shtyu rajonin dhe Teheranin të pasurohej me uranium afër nivelit të kërkuar.
Shefi i gjyqësorit ultrakonservator, Raisi, i cili ka mbajtur qëndrim armiqësor ndaj Perëndimit, ka thënë se do të ruajë marrëveshjen bërthamore që ndihmoi në vulosjen e Rouhanit.
Gjithashtu është shprehur se nuk dëshiron ta bëjë problematikë të politikës së jashtme qendrore të Iranit. Të shtunën, pasi rezultatet e treguan fitues të zgjedhjeve, ai sugjeroi se do të punonte për vazhdimësinë me ekipin e Rouhani.
Politika e Iranit ndaj marrëveshjes vendoset përfundimisht nga Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei. Raisi shihet si favorit për ta pasuar përfundimisht.
Marrë nga Bloomberg, përshtatur për Albanian Post.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Misteri në Algjeri: Gjendet pas 26 vitesh, mbahej i mbyllur në shtëpinë e fqinjit
-
Ukraina kërkon pjesëmarrjen e Erdoganit në samitin e paqes në Zvicër
-
Drejtori i gazetës Aktuality: Kam frikë se qeveria sllovake do të vendosë kufizime të reja ndaj shtypit dhe OJQ-ve
-
Fico operohet sërish, ndodhet në terapi intensive: Gjendja e tij është kritike
Lajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Operacioni i SPAK, Balla: Përgjigje për ata që thonë pse nuk goditen kokat
-
Fico operohet sërish, ndodhet në terapi intensive: Gjendja e tij është kritike
-
Krasniqi, Qeverisë: Paaftësi e plotë dhe papërgjegjësi e skajshme dështimi i anëtarësimit në KiE