Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 21 prillit të këtij viti pati miratuar propozimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për emërimin e anëtarëve të komisionit për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës. Mirëpo shoqëria civile dhe opozita i kanë shfaqur kundërshtimin e tyre në lidhje me këtë vendim.
Miratimi i këtij propozimi dhe vendimi i qeverisë është i publikuar edhe në faqen zyrtare të zyrës së kryeministrit.
“Aprovohet propozimi i Ministrisë së Drejtësisë, për emërimin e Anëtarëve të komisionit për dhënien e provimit të jursiprudencës. Albert Zogaj, kryetar i komisionit, pyetës i lëndës e drejta civile”, thuhej në vendim.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar lidhur me këtë vendim të qeverisë, të propozuar nga ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke e konsideruar Zogajn si person në konflikt interesi.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Albert Zogaj, i ka pasur pesë pozita me këtë që e ka propozuar Haxhiu.
“Gjykatës në Gjykatën Supreme, Anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, mësimdhënës në një universitet privat, kur është propozuar për këtë pozitë, ka pasur kontratë me një Organizatë jo Qeveritare, është propozuar kryetar i komisionit”, ka shkruar Miftaraj.
Sipas tij, Zogaj ka edhe pozita të tjera brenda sistemit gjyqësor, por “Albulena me këshilltarët e saj nuk po duan t’i shohin”.
“Nuk ka ndryshuar ligji, nuk kanë ndryshuar rrethanat, kanë ndryshuar Albulena dhe Vetëvendosja. Pushteti dikë e ndryshon pas katër apo pesë vjetësh”, ka shtuar ai.
Këtë për Albanian Post e ka komentuar edhe sekretari elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke vazhduar të keqpërdorë pozicionet politike.
“Nuk i mjafton që është duke menaxhuar komplet buxhetin me miliardat e qeverisë dhe ndërmarrjeve publike por po pretendon që t’i marrë edhe të gjitha pozicionet përfshirë edhe ato profesionale të pavarura. Duke tentuar t’i akomodojë familjarët e tyre, po u jep edhe poste të shumëfishta si në këtë rast”, ka thënë Gjoshi.
Sipas tij, kjo bie edhe në kundërshtim në lidhje me frymën e ligjit për konfliktin e interesit por edhe përgjegjësinë me menaxhimin e duhur të buxhetit ku një person nuk mund të jetë produktiv njëkohësisht në shumë poste.
“Kjo është e dëmshme edhe për cilësinë e institucioneve por edhe për produktivitetin e punës së tyre. E dëmton shumë edhe buxhetin e Kosovës dhe nuk u jep mundësi njerëzve që të kenë hapësirë më të madhe, vende më shumë të punës. Kjo traditë ka vazhduar prej pushtetarëve të papërgjegjshëm”, shtoi ai.
Në anën tjetër, ish zëvendësministri i drejtësisë, Florian Dushi, për AP ka thënë se nuk ka informata konkrete në lidhje me pozitat e mëparshme të Albert Zogajt, por që sipas tij, për të qenë kryetar i komisionit është e domosdoshme që personi në fjalë të jetë gjyqtar.
“Nuk mundem të komentojë sepse nuk kam informata për pozitat e tij të mëhershme, por zakonisht praktikohet që në provimin e jurisprudencës me qenë gjyqtar”, ka thënë ai.
Anëtarët e emëruar në këtë komision janë: Albert Zogaj, kryetar i komisionit, zevendësanëtare e komisionit Drita Rexhaj, Valbona Dishaj Haxhosaj anëtare e komisionit, pyetëse e lëndës E drejta penale, materiale dhe procedurale, zëvendësanëtar Afrim Shala, Zenel Leku, anëtar i komisionit, pyetës i lëndës E drejta tregtare dhe zëvëndësanëtare Edije Sezairi, Halide Reka anëtare, pyetëse e lëndës E drejta kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të drejtat e njeriut dhe zëvendësanëtar Feit Krasniqi, Hajriz Hoti, anëtar i komisionit, pyetës i lëndës E drejta e punës dhe E drejta administrative dhe zëvendësanëtar Nenad Laziq.
Sipas ministres Haxhiu, të emëruarit janë ekspertë të fushës së drejtësisë dhe kanë përvojë në fushën e drejtësisë.
“Kjo përbërje është gjyqtarë dhe prokurorë dhe një avokat, përfshin edhe komunitetet jo shumicë në Kosovë, konsideroj se janë ekspertë të drejtësisë. Ligji e përcakton se duhet të kenë 12 vite përvojë në fushën e drejtësisë”, pati thënë ajo.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
AAK-ja kërkon që ballafaqimi i vërtetë mes opozitës dhe kryeministrit të mos bëhet pa dakordim të plotë
-
Osmani e falënderon ambasadorin italian për dërgimin e trupave të KFOR-it: Tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit po vazhdojnë
-
Basha kritikon sjelljen e Vuçiç në OKB: Simboli me tre gishta, sinjal i keq për stabilitetin e rajonit
-
Gërvalla kërkon nga kongresisti Torres “rol më aktiv” rreth sfidave të Kosovës
Lajmet kryesore
-
Shoqata e Mikrofinancës dënon praktikat në shkelje të ligjit, pas rasteve abuzive të publikuara
-
Basha kritikon sjelljen e Vuçiç në OKB: Simboli me tre gishta, sinjal i keq për stabilitetin e rajonit
-
GJND urdhëroi ndalimin e ofensivës në Rafah, por Izraeli nuk e ka në plan
-
Gërvalla kërkon nga kongresisti Torres “rol më aktiv” rreth sfidave të Kosovës