Lajme

58 raste të reja me COVID-19 në Kosovë dhe asnjë i vdekur


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 58 persona të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga tre mijë e 669 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 3 persona.

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19, është mbi 107 mijë ndërsa deri më tani kanë humbur jetën mbi dy mijë persona.

Numri i rasteve aktive është 250.

Ndërsa një ditë më parë në Kosovë nuk ka vdekur asnjë person nga Coronavirusi.

Deri të martën, në Kosovë janë dhënë 388 mijë e 73 vaksina kundër Coronavirusit.

Me dy doza të vaksinës janë vaksinuar gjithsej 124 mijë e 226 qytetarë.

Vaksinimi masiv në Kosovë ka nisur më 15 qershor. Të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të regjistrohen dhe të imunizohen.

Qeveria e Kosovës ka thënë se ka prioritet vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore