Sport

555 milionë euro që mbajtën Messi-n te Barcelona


Gazeta e përditshme spanjolle, El Mundo, ka zbuluar detajet e kontratës së fundit të nënshkruar nga Lionel Messi me Barcelona-n. Kontrata në total e kalon shifrën e 555 milionë eurove bruto, duke përfshirë përveç pagës, një bonus rinovimi dhe një klauzolë besnikërie.

Argjentinasi ka te klubi i Barcelona-s që nga vitit 2005 dhe kontrata më e fundit e nënshkruar me klubin është ajo e 25 nëntorit 2017. Kontratë e cila e mban të lidhur sulmuesin me katalonjasit deri në 30 qeshor 2021.

Totali i shumës së përcaktuar në kontratë, që Messi përfiton nga marrëveshja me ish-presidentin e klubit, Josep Maria Bartomeu-n, saktësisht është 555 milionë e 237 mijë e 619 euro.

Sipas El Mundo-s, kontrata parashikonte bonusin e rinovimit prej 115 milionë e 225 mijë euro. Kurse bonusi i besnikerisë kap shifrën e 77 milionë e 929 mijë e 955 eurove. Deri më tani. Messi nga bonusi i besnikërisë ka përfituar gati 92% të vlerës.

Duke përfshirë bonuse të tjera shtesë, Messi përfiton deri në 138 milionë euro në sezon me Barcelona-n.

Aktualisht, pesë muaj nga përfundimi i kontratës, Messi ka marrë 511 milionë e 540 mijë e 545 euro.

Paga që “pleshti” përfiton është pothuajse sa gjysma e borxhit të klubit. Barcelona ka një borxh bruto prej 1 miliard e 173 milionë euro dhe borxhi neto kap shifrën e 488 milionë eurove. Nga totali i borxhit pagat e lojtarëve zënë 74%.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore