Kosova

40 thika te nxënësit e shkollave të mesme konfiskohen në Ferizaj


Foto: Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, të premten ka bastisur dhe kontrolluar disa lokale, shtëpi dhe objekte përcjellëse në Ferizaj, në kuadër të aksionit “Siguria në shkolla 2022”.

Si prova materiale janë konfiskuar pesë armë zjarri (pistoleta), dy armë të gjata gjysmautomatike, një sasi municioni, 40 thika të nxënësve të shkollave të mese, 10 boksa metali te nxënësit e shkollave të mesme, 6 mulli për blurje të marihuanës, katër shufra metali dhe një elektro shok.

Nga Policia e Kosovës, janë ndaluar dhe shoqëruar në polici 40 persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë dhe ndaj tyre janë iniciuar raste në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Foto: Policia e Kosovës.

“Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe 20 persona të tjerë nën dyshimin për shitje narkotikësh dhe ndaj tyre janë iniciuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt”, thuhet në njoftimin e Policisë të premten.

Policia e Kosovës.

Ndër të tjera, aksioni i policisë do të vazhdojë në shtator, kur nis procesi mësimor, me synim të parandalimit dhe luftimit të dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.

Edhe me 18 dhjetor të 2021, Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka zhvilluar aksion në disa shkolla të mesme të larta, pasi kanë pranuar informacion rreth përdorimit të armëve të palejueshme.

Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se nga ky aksion kanë ndalur një person të dyshuar.

“Policia e Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar me inicialet L.S, 20 vjeçar, ku gjatë kontrollimit të tij janë gjetur qese me substancë të dyshuar të narkotikëve dhe ndaj tij është iniciuar një rast penal për procedura të mëtejme hetimore”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore