Kosova

Policia aksion në shkollat e Ferizajit – sekuestrohen mjete të palejueshme


Policia e Kosovës.

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka zhvilluar aksion në disa shkolla të mesme të larta, pasi kanë pranuar informacion rreth përdorimit të armëve të palejueshme.

Policia e Kosovës bën të ditur se nga ky aksion kanë ndalur një person të dyshuar.

“Policia e Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar me inicialet L.S, 20 vjeçar, ku gjatë kontrollimit të tij janë gjetur qese me substancë të dyshuar të narkotikëve dhe ndaj tij është iniciuar një rast penal për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sekuestrimi i armës gjatë aksionit në shkolla të Ferizajit.

Ndërkaq, theksohen edhe mjetet të cilat janë sekuestruar gjatë këtij aksioni.

“Në oborrin e një shkolle tjetër të mesme të lartë në Ferizaj është ndaluar një tjetër person nxënës, ku gjatë kontrollit në çantën e tij është gjetur një boks hekuri, ndërsa pas bisedës me të ai ka pranuar se kishte edhe një armë zjarri të fshehur në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Ferizajt”.

Po ashtu, rasti është duke vazhduar nën hetimet e policisë.

“Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka gjetur dhe konfiskuar armën e zjarrit pa fishek.Në lidhje me këtë personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj”.

“Me vendim të  Prokurorit për të mitur nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, është iniciuar rast penal “Mbajtje në  pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” për procedura të më tejme hetimore”.

Aksioni i policisë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në shkolla.

Policia Rajonale e Ferizajit, ka apeluar tek qytetarët për bashkëpunim që nëse kanë informacione rreth dukurive negative në shkolla të njoftojnë policinë, “stacionin më të afërt apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore