Futboll

24 milionë pound për Ronaldo-n?


Thuhet se Juventus ka kuotuar 24 milionë pound kartelën e largimit të Ronaldo-s.

Bianconeri-t e Zonjës së Vjetër e blenë super yllin portugez për 99.2 milionë pound nga Real Madrid në 10 korrik 2018 dhe që atëherë, Juventus ka fituar dy tituj Serie A me Ronaldo-n. Sidoqoft, synimi i Juventus-it ishte Liga e Kampionëve; faktor dominant i Cristiano Ronaldo-s, i cili ka pesë të tilla që kur luante me Manchester United [07/08] deri te rrugëtimit i tij legjendar me Real Madrid-in [13/14, 15/16/17/18].

Megjithatë, fituesi i pesë Topave të Artë u ndal ndeshjen e kthimit kundër Porto-s, e cila skualifikoi Juventus nga çerek-finalet e Champions-it.

Zhgënjimi qe aq i madh saqë pesha madhore e fajit iu atribua Ronaldo-s. Ndërkaq, Juventus tashmë me humbje të thella ekonomike, jashtë Ligës së Kampionëve… ndoshta ka ardhur koha të shesin Ronaldo.

Por, Ronaldo mbetet i kontraktuar te Juventus-i deri më 10 qershor 2022 dhe sa i përket Bardhezinjve të Torino-s, sipas Corriere dello Sport, synojnë të grumbullojnë minimalisht 24 milionë pound nga kartela e Ronaldo-s, në mënyrë që të dalin nga zona e humbjes financiare.

Në 121 paraqitje me Juve-n, 36 vjeçari ka shënuar 92 gola dhe vazhdon të premtojë shumë, edhe pse shpeshherë bije në ‘grackën e pritshmërive hiberbolike’ në një reaksion zinxhir në formë trekëndore – nga ai te shtypi dhe nga shtypi te klubet e mëdha.

Në fund të fundit, nëse flasim për shifra, askush nuk mund ta vërë në dyshim këtë makineri golash, me targën “CR7”.

Rikthim te Real Madrid?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore