Sport

Bayern dhe Dortmund në garë për yllin e Stuttgart


Serhou Guirassy

Serhou Guirassy i Stuttgart ka tërhequr interes nga shumë klube të mëdha. Bayern dhe Borussia Dortmund gjithashtu thuhet se po duelojnë për sulmuesin.

Siç thotë podkasti i “Bild” “Bayer Insider”, si Bayern ashtu edhe BVB janë në garë për shërbimet e Guirassy nga Stuttgart.

Guirassy pritet të zëvendësojë Eric Maxim Choupo-Moting, kontrata e të cilit në Mynih skadon në verë dhe nuk do të rinovohet.

Te BVB, Guirassy është “objektivi numër një i transferimit të qendërsulmuesit”. E ardhmja e Sebastien Haller në Dortmund është e paqartë. “Bild” raportoi së fundmi se sulmuesi ishte një nga kandidatët për shitje në verën, pavarësisht një kontrate që zgjat deri në vitin 2026.

Guirassy ka luajtur një rol të madh në rritjen e Stuttgart këtë sezon. Ai deri më tani ka shënuar 27 gola në 27 ndeshje konkurruese. Ka edhe dy asistime.

Falë një klauzole largimi, sulmuesi mund të largohet në verë për “vetëm” 20 milionë euro.

Milan dhe klube të shumta nga Premier Leagye angleze thuhet gjithashtu se janë vënë pas Guirassy-t.

Trajneri i VfB, Sebastian Hoeness kohët e fundit u shfaq i qetë në lidhje me thashethemet e Guirassy.

“Unë kurrë nuk kam qenë i shqetësuar dhe nuk jam i shqetësuar tani. Jam i lumtur që ai është në formë kaq të mirë dhe që është me ne. Gjithçka tjetër do të shihet në të ardhmen”, tha 41-vjeçari.

Drejtori sportiv, Fabian Wohlgemuth konfirmoi se kishte “diskutime në sfond” mes lojtarit dhe Stuttgart-it “për ta mbajtur atë këtu”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore