Sport

Zyrtare/ Udinese transferon futbollistin shqiptar


Skuadra italiane, Udinese, e ka transferuar futbollistin shqiptar, Kleis Bozhanaj.

Bozhanaj u transferua nga klubi portugez, Casa Pia, gjatë ditës së sotme (e mërkurë) në klubin italian me formulën e huazimit një-vjeçar.

21-vjeçari më parë ka luajtur edhe me të rinjtë e Spezia-s dhe Empoli-t në Itali, kështu që e njeh mirë kampionatin italian dhe bën një rikthim aty.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore