Sport

Zyrtare: Sherif Kallaku transferohet në kryeqytet


Klubi i Partizanit ka njoftuar në mediat sociale se ka arritur akordin me skuadrën kroate NK Lokomotiva-n, për huzaimin e Sherif Kallakut.

Mesfushori 23-vjeçar do të jetë pjesë e “Demave të kuq” deri në përfundim të këtij sezoni futbollistik.

Kallaku pjesën e parë të sezonit u aktivizua te Teuta. Me durrsakët realizoi 25 paraqitje këtë sezon, në të gjitha kompeticionet, duke shënuar tre gola dhe dhuruar gjashtë asiste.

Ish-lojtari i Laçit në fakt e ka rikthim aventurën e re që pritet të nis te Partizani. Në sezonin 2015/16 ai ka qenë pjesë e klubit, por në ekipet zinxhire.

Kallaku do të vihet direkt nën urdhërat e trjanerit të ri të Partiznit, Dritan Mehmetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore