Boterori 2022

Zyrtare/ Meksika shkarkon trajnerin


Meksika ishte ‘një eliminim i dhimbshëm’ në Kupën e Botës në mbrëmjen e kaluar, pasi ata nuk vazhduan tutje vetëm që nuk shënuan edhe një gol më tepër.

Ndaj Arabisë Saudite fituan me shifrat 1:2, por ky rezultat nuk mjaftoi ta merrnin vendin e dytë, kështu duke mbetur në të tretin.

Në fakt, gjatë këtij takimi, meksikanët shënuan edhe dy gola të tjerë, por fati nuk ishte në anën e tyre, pasi ata u anuluan për pozicione milimetrike jashtë loje.

Dhe, në fund këtë “faturë” e paguan pikërisht përzgjedhësi i kombëtares, Tata Martino.

Trajneri argjentinas menjëherë pas ndeshjes është shkarkuar nga Federata e Futbollit të Meksikës.

60-vjeçari mori postin e trajneri më 7 janar 2019 dhe largohet kështu pas 66 ndeshjesh me 42 fitore, 12 barazime dhe 12 humbje.

Për kombëtaren meksikane kjo ishte hera e parë që nga viti 1978 që nuk i kalon grupet në Kupën e Botës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore