Kosova

Hoti radhit anëtarësimet e Kosovës në organizata ndërkombëtare: Kur Kosova koordinohet me aleatët s’kushtëzohet


Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti.

Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili tha të mërkurën se “s’ka pritur që pengesat për anëtarësim në organizatën e Këshillit të Evropës (KiE), do t’u bëheshin nga shtetet demokratike”.

Sipas Hotit, kur Kosova koordinohet me aleatët anëtarësohet dhe nuk vendosen kushte të reja.

“Kur Kosova KOORDINOHET me aleatët, ANËTARËSOHET, NUK KUSHTËZOHET”, ka shkruar Hoti në rrjetin social ‘Facebook’.

Ai ka radhitur anëtarësimet e Kosovës në organizata ndërkombëtare ndër vite.

“Council of Europe Development Bank – qershor 2013, Council of Europe Venice Commission – qershor 2014, Organisation internationale de la Francophonie – nëntor 2014 (vëzhgues), South-East European Cooperation Process – maj 2015, European Qualifications Framework Advisory Group – dhjetor 2015, International Amateur Radio Union – dhjetor 2015, Permanent Court of Arbitration – janar 2016”.

Ndërkaq, ka theksuar edhe organizimin në 7 organizata të tjera tri në vitin 2016 dhe katër në vitin 2017.

“European Federation of Journalists – janar 2016, International Consumer Protection and Enforcement Network – prill 2016, Association of Central and Eastern European Election Officials – shtator 2016, Egmont Group of Financial Intelligence Units – shkurt 2017, International Federation of Arts Councils and Culture Agencies – shkurt 2017, World Customs Organization – mars 2017, Bureau of International Expositions – mars 2017”.

Kurti, e ka quajtur “absurde” kërkesën e Gjermanisë dhe Francës që draftstatuti i Asociacionit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para anëtarësimit në Këshillin e Evropës (KiE).

“Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë dokumente të cilat s’i ka pranuar dhe që nuk janë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe mbetet absurde dhe përkundër kësaj tri herë gjatë këtij procesi u tentua që të futej kjo kërkesë si parakusht për anëtarësim”, deklaroi ai të mërkurën.

Edhe më 6 maj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga ambasadorët e shteteve të QUINT-it që për dialogun të flitet në Bruksel dhe jo në Strasburg.

Duke kërkuar që procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) dhe dialogu Kosovë-Serbi të mos ngatërrohen me njëra-tjetrën.

Thirrja e Kurtit drejtuar shteteve të QUINT-it ishte që ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës më 17 maj për në Këshill të Evropës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore