Sport

Zouma do dënohet me punë fizike nga shteti, për videon ku shkelmoi macën e tij


Foto: The Sun

Lojtari i West Ham-it, Kurt Zouma, do përballet me punë fizike, si pastrimi i mbeturinave, pasi çdo shpresë për shërbim të qetë në komunitet u shemb.

Zyrtarët e prokurorisë i kanë thënë francezit dhe vëllait të tij 24-vjeçar Yoan se do ta kalonin kohën e tyre duke kryer punë fizike për komunitetin, pasi Zouma-s iu publikua një video duke shkelmuar macën e tij.

Dyshja u paralajmëruan se punët mund të përfshijnë lopata, mbledhjen e mbeturinave, mirëmbajtjen e terrenit, pikturimin ose trajtimin e grafiteve.

Kjo do të thotë se Zouma përballet me mundësinë e veshjes së një jeleku, për të bërë 180 orë shërbimin e tij në komunitet, pikërisht kur sezoni i ri i futbollit fillon.

Vëllai i Zouma-s, Yoan, kishte postuar një video në Snapchat, ku shihet lojtari i West Ham duke goditur me shkelm dhe shuplakë dy kafshët e tij në shkurt.

Dyshja u dënuan për mizori ndaj kafshëve.

Gazeta britanike The Sun ka marrë prononcime nga sinjalizuesi ku thuhet: “Kjo duhet të jetë një alarm i madh për këdo në sy të publikut që nëse bëni gjëra të këqija do të trajtoheni si kushdo tjetër”.

“Nëse ai përfundon duke pastruar kanalet, atëherë ai duhet të fajësoj veten”.

Ata shtuan: “Të famshmit-gjithmonë duket se trajtohen më mirë kur bëjnë gabim’.

Foto: Getty Images

“Kësaj radhe kjo nuk do të ndodhë dhe jam shumë i kënaqur”.

Mbrëmë Ministria e Drejtësisë nuk pranoi të komentojë mbi rastin e Zouma.

Por ata thanë: “Ne kemi rritur kohën e shpenzuar nga shkelësit duke bërë punë të vështirë, të dukshme dhe të papaguar çdo vit me tre milionë orë shtesë”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore