Shqipëria

Zgjedhja e kryetarit të PD-së, Komisioni i Rithemelimit publikon renditjen e kandidatëve


Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike, të hënën e 16 majit ka njoftuar rezultatin e shortit për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit.

Pas hedhjes dhe miratimit të shortit, ish-lideri i bluve, Sali Berisha, do të renditet i pari në fletën e votimit, ndërsa Ibsen Elezi vjen pas tij.

Më parë, Elezi ka mbajtur postin e kryetarit të Partisë Demokratike në Kukës.

Sakaq, Komisioni do të njoftojë në vijim kalendarin e takimeve të dy kandidatëve për ditën e martë, datë 17 maj 2022.

Të shtunën e 30 prillit në Kuvendin Kombëtar u miratuan ndryshimet statutore.

Po atë ditë u caktua 22 maji si datë kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së.

Deri në momentin kur do të zgjidhet kryesia e PD-së, drejtimin do ta mbajë Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore