Shqipëria

Mbi 54 mijë turistë në muzetë kombëtare gjatë këtyre tre muajve, thotë Gonxhja


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bën të ditur se gjatë tre muajve të parë të këtij viti është shënuar rekord i vizitorëve në muzetë kombëtarë.

Gonxhja deklaron se “54 mijë e 721 turistë kanë vizituar muzetë kombëtare në periudhën janar-mars 2024 ose 122% më shumë krahasuar me vitin 2023”.

“Hyrja në të gjithë muzetë është falas në të dielën e fundit të muajit”, shprehet ministri Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Sipas INSTAT, vetëm gjatë muajit mars numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar shënoi një rritje prej 47.1 %, duke arritur 564 mijë e 975.

Ndërsa përgjatë 3-mujorit, Shqipërinë e vizituan 1 535 113 shtetas të huaj ose gati 500 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të 2023-shit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore